Krahasimi/ Fermerët serbë gjunjëzojnë Vuçiçin, Rama u vë gjoba të majme pse dolën në rrugë me zetora

Krahasimi/ Fermerët serbë gjunjëzojnë Vuçiçin, Rama u vë gjoba të majme pse dolën në rrugë me zetora

11:21, 22/07/2024
A+ Aa A-

Ndërsa fermerët shqiptarë janë pajtuar me realitetin e mungesës së subvencioneve dhe kostove të larta të prodhimit, ata të vendeve fqinje vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre duke i detyruar qeveritë që të lëshojnë më shumë lehtësira. Rasti më i fundit është Serbia.

Protestat e fermerëve serbë kanë trembur qeverinë e Beogradit, e cila ka rënë dakord të plotësojë kërkesat e tyre për rritjen e subvencioneve dhe kontrollin e importeve.

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht se ka rënë dakord të japë stimuj për fermerët, duke kërkuar të shmangë aksionin e protestës të planifikuar nga prodhuesit bujqësorë.

Ndërkohë në Shqipëri, fermerët e zonës së Maliqit dolën sot në protestë, por u përballën me dhunë policore.

Jo vetëm kaq, por fermerët të cilët kanë sjellë mjetet bujqësore në protestë, konkretisht zetorë, janë gjobitur nga policia.  Burime bëjnë me dije se rreth 30 fermerë kanë marrë gjobë që arrin në 100 mijë lek të reja.

Shkak sipas policisë është zënia e sipërfaqes rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa lejë e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco