SYRI TV/ Ndërron jetë Hirësia e tij, Imzot Ignati, Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës

14:33, 21/07/2024
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati. Mitropolia e Beratit, ku ai shërbente si Mitropolit prej 26-vitesh, e priti me dhimbje e hidhërim ndarjen e tij nga jeta. At Johan Qako, shprehu vlerësim për jetën e tij, që karakterizohej vetëm nga përkushtimi ndaj Kishës.

Syri tv

Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Fjetja e tij me Zotin u prit me hidhërim të madh nga Mitropolia e Beratit, ku Imzot Ignati shërbente si Mitropolit prej 26-vitesh. Pas lajmit të hidhur, Mitropolia e Beratit shprehu dhimbjen e madhe për ndarjen e tij nga jeta. At Johan Qako, foli nga Katedralja e "Shën Dhimitrit" në Berat, duke shprehur vlerësim për jetën e tij, që karakterizohej nga përkushtimi ndaj Kishës.

Hirësia e tij Imzot Ignati ndërroi jetë të shtunën e 20 korrikut në një spital në qytetin e Athinës në Greqi, pasi prej 3 vitesh vuante nga një sëmundje. Varrimi i tij do të kryhet në Katedralen e "Shën Dhimitrit" në Mitropolinë e Beratit, ditën e martë, më 23 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco