SYRI TV/ Rruga 'Nos Topalli' në Elbasan e amortizuar, banorët: Gropat kanë prishur mjetet

14:13, 20/07/2024
A+ Aa A-

Jetesa është bërë e papërballuehsme për banorët e Rrugës “Nos Topalli” pranë ish-kombinatit te drurit ne Elbasan.

Ata shprehen se prej 30 vitesh bashkia e Elbasanit nuk ka kryer asnjë investim në zonë. Problematikat më të mëdha janë amortizimi i rrugës dhe ndotja e madhe e shkaktuar nga mbetjet urbane.

 

Rruga 'Nos Topalli' prane ish-kombinatit te drurit ne Elbasan prej me shume se 30 vitesh eshte lene ne harrese nga bashkia e Elbasanit.

Banoret shprehen se gropat e mëdha ne kete rruge kane sjelle amortizimin e automjeteve. Ata ndihen te harruar nga pushteti vendor, teksa thonë se momenti i vetem kur bashkia u jep premtime eshte ne periudhen elektorale, kohë në të cilën sipas banorëve hidhen vetem inerte per te mbushur gropat, të cilat pas pak javësh krijohen serish.

Një tjetër problem i banorëve janë edhe mbetjet urbane te cilat hidhen pa kriter, ndërsa neglizhenca e firmes kontraktuese ka bërë që plehrat të mblidhen duke krijuar nje vater infeksioni.

Për banorët qëndrimi në kete lagje eshte bere tejet i veshtire, ndaj thonë se po bejne ëmos per t’u larguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco