SYRI TV/ Vendbanimi palafit në Lin të Pogradecit, më i vjetër në Europë

14:11, 20/07/2024
A+ Aa A-

Rëndësia arkeologjike e vendbanimit palafit të zbuluar në Lin të Pogradecit është pohuar edhe nga arkeologët e huaj.

Studimet dhe kërkimet shqiptaro- zviceriane vërtetuan hipotezën e ngritur nga arkeologet një vit më parë për zbulimin e ketij vendbanimi, ndërsa do të aplikohet edhe dendokronologjia dhe kërkimet nën ujë për zbulimin e objekteve dhe të dhënave të tjera me interes studimor dhe turistik.

Arkeologu zvicerian Albert Hafner pohoi rëndësinë e jashtëzakonshme arkeologjike të vendbanimit palafit të zbuluar në Lin të Pogradecit. Sipas tij  vendbanimi është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para lindjes së Krishtit.

Dendokronologjia do të aplikohet për të zbuluar më shumë detaje. Ajo çka pranohet është se ky vendbanim i zbuluar është më i vjetri në Evropë sa i takon zonave liqenore. Studimet e objekteve të gjetura nga kërkimet e përbashkëta shqiptaro- zviceriane vërtetuan edhe hipotezën e ngritur nga arkeologet një vit më parë për zbulimin e ketij vendbanimi në këtë zonë. Mes objekteve të zbukuara janë qeramikat, një thikë stralli, dy unaza kockash dhe skeleti i një njeriu në moshë të re. Këto objekte hedhin dritë mbi këtë venbdbanim dhe stadin shoqëror të këtyre banorëve të hershëm.

Prej vitit 2019 ka pasur studime dhe kërkime nga ekspedita shqiptaro - zviceriane për vendbanimin e Linit. Puna do të vijojë edhe me kërkimet nën ujë për zbulimin e objekteve dhe të dhënave të tjera të cilat kanë interes, jo vetëm studimor por edhe turistik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco