‘Black out’ i sistemeve në botë/ Eksperti: Dëmi mund të kishte përmasa të mëdha

11:58, 20/07/2024
A+ Aa A-

Biznese, banka, spitale dhe kompani ajrore janë prekur më së shumti, pasi një përditësim i sistemit, i nisur prej kompanisë së sigurisë kibernetike Crowdstrike, ka shkuar keq dhe për pasojë është prekur sistemi Microsoft Windows.

Kompania Crowdstrike ka kërkuar falje për komplikimet dhe ka thënë se problemi është rregulluar, mirëpo e ka pranuar që do të duhet kohë derisa të kryhet e gjitha puna.

Erion Demiri, ekspert IT nga studioja e edicionit informativ në ‘Syri Televizion’ me moderatore Armela Ferkon, u shpreh se kjo është diçka që nuk duhet të sillte një ndërprerje të tillë, duke bërë që i gjithë sistemi operativ ku ishin të instaluara software-t që lëshohen nga kjo kompani të bllokoheshin totalisht.

Erion Demiri:

“Me kalimin e orëve është gjithmonë e më e qartë se çfarë ka ndodhur, jo arsye të qartë se pse ndodhi, që mund edhe ta shtjellojmë pak më vonë, por se çfarë ka ndodhur qëndrimi zyrtar në këto momente ashtu sic ishte dhe që në orët e para të ditës së djeshme me orën europiane një 'update' i një softwar-i që zhvillohet nga një kompani, jo Microsoft solli një 'crush' të sistemve.

Kjo është diçka që nuk duhet të sillte një ndërprerje të tillë duke bërë që i gjithë sistemi operativ ku ishin të instaluara software-t që lëshohen nga kjo kompani të bllokoheshin totalisht duke sjellë mungesën e mundësisë për të punuar me të.

Qëndrimi zyrtar deri në këto momente është ky dhe kompania lëshoi një update tjetër e cila fatkeqësisht nuk mund të merrej nga të gjitha kompjuterat, për faktin se pjesa më e madhe e tyre ishin të bllokuara e shumica e tyre të prekura nga kjo duhet të rregulloheshin me dorë nga stafi teknik.

Duhet ta pëcaktojmë që nuk kemi të bëjmë më Microsoft-in, paçka se është e drejtë ajo që ti thua, sepse diskutimet në fushën tonë janë që shiko se ata që kanë përdorur këtë linjë nuk janë prekur, kjo qëndron, por problemi nuk ka të bëjë më Microsoft".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco