Fshati që po digjet për një pikë ujë në këtë vapë përvëluese

Fshati që po digjet për një pikë ujë në këtë vapë përvëluese

15:29, 19/07/2024
A+ Aa A-

Rreth 300 banorë të fshatit Greshicë në bashkinë e Mallakastrës vuajnë për pak ujë në këto ditë përvëluese që po kalon vendi.

Bëhet fjalë për ujin e pijshëm, pasi për të vaditur apo shërbime të tjera është luks. Sipas tyre, kjo problematikë u ka ardhur pas investimit të bërë nga ndërmarrja e ujësjellës/kanalizime të Fierit, e cila ka shtruar linjën e re të shpërndarjes, por që i ka lënë pa ujë.

Të pyetur sesi e kanë menduar ta zgjidhin këtë problematikë, një nga banorët ka këtë përgjigje. “Nuk e kemi zgjidhur se ne nuk ankohemi. Prandaj them faleminderit që erdhët, kjo është kërkesa jonë”.

Këtë fakt e konfirmojnë jashtë kamerës edhe drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës/kanalizime të Fierit, që shprehen se nuk kanë patur ankesa që uji këtyre banorëve t’u ketë munguar për kaq kohë sa pretendojnë. Por pranojnë që ditët e fundit ka probleme me furnizimin dhe se po punojnë për ta rregulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco