Vranësirat e reshje shiu/ Kështu parashikohet moti për fundjavën

Vranësirat e reshje shiu/ Kështu parashikohet moti për fundjavën

15:07, 19/07/2024
A+ Aa A-

Temperaturat kanë shënuar pikun e tyre në këto ditë mes Korriku, ku edhe sugjerohet nga ekspertët që të evitohet dalja në orët e pikut. Dita e djeshme sipas meterologëve ka shënuar ditën më të nxehtë ku temperaturat arritën në 43  gradë celcius.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton mbi motin në fundjavë:

Sa i përket motit për fundjavën, temperaturat do të ulen me disa graë por sërisht ulja do të jetë minimale.'Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme+.
Moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco