Lajmi i fundit

Prag Shqipëri-Ukrainë, Sylvinho konferencë për mediat

Porja: Java më e nxehtë e korrikut me temperatura mbi 40 gradë, në fundjavë më freskët

Porja: Java më e nxehtë e korrikut me temperatura mbi 40 gradë, në fundjavë më freskët

14:04, 19/07/2024
A+ Aa A-

Përmes një lidhjeje Skype, Meterologia Lajda Porja tha se kjo është java e dytë e valës së të nxehtit dhe se kemi pasur temperatura jo normale në 40 gradë.

Porja: Dje ka qenë një ndër ditët më të nxehta. Edhe e sotmja do të jetë një ditë shumë e nxehtë. Elbasani ka shënuar 42 gradë, që është temperatura më e lartë. Kjo është java e dytë e valës së të nxehtit. Kemi pasur temperatura jo normale në 40 gradë. Edhe Korça ka shënuar 38 gradë, që nuk ka pasur temperatura të larta.

Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë deri në 43 gradë

Kjo është një valë shumë e gjatë dhe ka qenë një valë me epiqendër në Ballkan.  Në fundjavë ka një tërheqje të valës dhe do të kemi një rënie të temperaturës me rreth 3 gradë. Javës tjetër do të kemi edhe rrebeshi shiu në zonat malore dhe Kruja, Tirana dhe Elbasani të jenë në rrezik. /OraNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco