Problemet botërore në sistemet kompjuterike prekin edhe Rinasin, vonesa në fluturime

Problemet botërore në sistemet kompjuterike prekin edhe Rinasin, vonesa në fluturime

11:11, 19/07/2024
A+ Aa A-

Problemet globale në teknologjinë e informacionit kanë prekur edhe aeroportin e Rinasit.

‘Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) konfirmon se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën.

Për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në TIA.

Këshillohet që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit përkatës.

TIA mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe komoditetin e të gjithë pasagjerëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën’, thuhet në njoftimin e TIA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco