Prifti: Tarifat dhe çmimet nuk kanë për t'u kthyer më mbrapa

Prifti: Tarifat dhe çmimet nuk kanë për t'u kthyer më mbrapa

10:12, 19/07/2024
A+ Aa A-

Shqiptarët paguajnë tarifa korrupsioni për shërbimet publike 3 herë më shumë se në vendet e tjera në rajon. Po a ekziston mundësia që të gjitha ato që janë sot taksë e fshehtë, të kthehen në thjesht tarifa e të shkojnë drejt një normaliteti?

Me këtë pyetje iu drejtua sot lektorit të Fakultetit të Ekonomisë dhe gazetarit Rezart Prifti, drejtuesi i emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV, Flavio Qarri.

Dhe z. Prifti tha: “Jo, as në shtet, as në privat. Është më i gjerë ekuacioni, lidhet me vlerën e lekut, me kontekstin ekonomik, me atë si mësohet kulturarisht njeriu gjatë pagesave etj . Por që mbrapa nuk shkon ndonjëherë, sidomos në raportin që jemi ne me inflacionin tani dhe me këtë dinamikë që ka pasur tre vitet e fundit, tarifat dhe çmimet nuk kanë për të shkuar më mbrapa.

Të ndërrojë kush të dojë, edhe shteti. Ai që do të vijë më pas  nuk ka për t’i bërë tarifat më të vogla të shërbimeve që janë aty de facto. Ai mund të rregullojë efiçensën, të justifikojë të gjithë funksionalitetin e institucionit, të abuzojë më pak. Problemi më i madh yni është tek abuzimi dhe dua ta theksoj këtë: problemi më i madh është tek korrupsioni.”

Ndiqni intervistën e plotë në studio me z. Rezart Prifti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco