SYRI TV/ Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet që të jetë derdhur vaj

15:38, 18/07/2024
A+ Aa A-

Ndërsa kryeministri Edi Rama dje sulmoi vlonjatet për dështimin e turizmit, duket se përgjegjësia qëndron diku tjetër. Deti në zonën Akademike të Marinës është ndotur, duke detyruar pushuesit të braktisin plazhin. Dyshimet e para janë se ndotja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë anije që ka derdhur vajra në det, por nga autoritetet portuale apo vendore nuk ka asnjë reagim apo njoftim për zbulimin e shkakut apo marrjen e masave për ndëshkimin e përgjegjësve.

Syri tv

Ndotet vija bregdetare te zona e akademisë të Marinës në qytetin e Vlorës ne kulmin e sezonit turistik.  Sipas turisteve vendas e te huaj, dyshohet se ndotja ka ndodhur nga derdhja e vajrave  nga ndonjë anije ne det. Ata thonë se uji është i ndotur duke marre ngjyre te verdhe prej dy ditësh dhe shprehe të shqetësuar të lenë fëmijët te lahen ne det për shkak se mund te preken nga ndonjë infeksion.

Uji në det ka marrë ngjyre si vaj. Nuk është e bukur, sidomos për fëmijët që janë shumë të vegjël e rrine në ujë gjithë ditën.

Edhe operatoret turistike jashtë kamerave kanë pohuar të njëjtin shqetësim dhe thonë se kjo situatë po i largon pushuesit duke braktisur plazhin. Ndërsa kryeministri Edi Rama dje sulmoi vlonjatet për dështimin e turizmit me papastërtinë, duket se përgjegjësia nuk qëndron te qytetaret por diku tjetër. Teksa pushuesit prej dy ditesh po përballen me ndotjen e detit në Vlorë, autoritetet portuale apo vendore nuk kane bërë asnjë reagim apo sarim për për zbulimin e shkakut apo marrjen e masave për ndëshkimin e përgjegjësve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco