Lajmi i fundit

Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare të derbit të parë të sezonit

Lura vijon të digjet, banorët tentojnë të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore

Lura vijon të digjet, banorët tentojnë të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore

10:41, 18/07/2024
A+ Aa A-

Vijon të jetë aktiv zjarri në vendin e quajtur Maja e Bakullimës, pjesë e territorit të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Mësohet se janë djegur mbi 10 hektarë kullotë dhe pyje halore.

Teksa flakët vijojnë të jenë shumë aktive dhe të djegin çfarë iu del para, terreni i thepisur me shkëmbinj që herë pas here shkëputen, e bën të vështirë fikjen e zjarrit.

Banorët e zonës po tentojnë të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco