Fizioterapia, Sala: Te ne nuk ka masazh për qejf! Të kontrollohen klinikat, ç'patologji trajtojnë!

Fizioterapia, Sala: Te ne nuk ka masazh për qejf! Të kontrollohen klinikat, ç'patologji trajtojnë!

09:51, 18/07/2024
A+ Aa A-

Klinikat e fizioterapive po ndeshen me probleme të mëdha kohët e fundit, pasi aktiviteti në disa raste po shërben për të maskuar aktivite të jashtëligjshme dhe kriminale. Deformimin e profesionit të fizioterapistit e ngriti si problem shoqata e tyre në komisionin parlamentar të edukimit duke kërkuar sa më shumë kontrolle mbi klinikat dhe sidomos, përfaqësimin e tyre me një Urdhër më vete.

Fizioterapisti i njohur Margin Sala i specializuar për traumatologjinë sportive me 12 vjet eksperiencë, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, evidentoi rëndësinë e madhe që ka marrë ky profesion vitet e fundit dhe renditi arsyet pse tani ai meriton vëmendje të posaçme nga Ministria e Shëndetësisë për të zënë vendin që i takon.  

“Nuk kemi pse ta mbyllim gojën pasi fizioterapia tani ka marrë një vrull shumë të madh, - theksoi z. Sala. -  Shumë njerëz e kanë kuptuar tashmë që fizioterapia ndikon në cilësinë e jetës, është mirëqenie, por më shumë është në ndihmë të njerëzve që janë të pamundur për të kryer veprime, që të kenë një jetë sa më të mirë dhe të jenë të aftë për çfarëdolloj gjëje.

Fizioterapia është e domosdoshme, nuk është diçka që do ta bësh për luks. Absolutisht jo, nuk është luks. Është diçka e domosdoshme pasi ne nuk merremi me njerëz që të shkojmë se “do të vij unë të bëj një masazh për qejf”!!!

Te ne nuk ka një masazh për qejf. Te ne ka terapi të caktuara për njerëz të caktuar me probleme të ndryshme. Nuk është problemi se njerëzit vijnë për mirëqenie më të mirë. Te ne vijnë njerëz që kanë shumë probleme, që nuk arrijnë dot të kryejnë veprime, pasi vijnë nga një traumë që kanë pësuar, nga një jetë sedentare që ka shkaktuar probleme, nuk janë të aftë për të shkuar as në punë, se kanë probleme neurologjike, traumatike etj.

Doktorët, mjekët, bëjnë vizitat e tyre, bëjnë operacionet, por gjëja më e rëndësishmë që neve na besohet, është shëndeti t’u rikthyer në jetë dhe bërë të gjitha gjërat e nevojshme që i duhen njeriut normal.

Ne jemi një grup fizioterapistësh që jemi gjatë gjithë kohës me trajnime, në bashkëveprim me njeri-tjetrin, por ka disa pika të tjera që bien ndesh ndaj duam, pse jo, sa më shumë kontroll te të gjitha këto qendra fizioterapie që janë hapur si kërpudha. Në një lagje mund të gjesh dhjetë “fizioterapistë”! A janë të diplomuar, a janë të licencuar... nuk e dimë! Ideja është që marrin një diplomë pa pasur asnjë lloj eksperience; 23-24 vjeçar hap një klinikë, ndërkohë që mund të përballen me një larmishmëri pacientësh. Por përpara se të hapësh klinikën duhet të kesh parasysh se për çfarë po e hap klinikën, çfarë patologjish do të trajtosh te ajo klinikë sepse nuk mund të jesh një fizioterapist që i bën të gjitha!”

Ndiqni intervistën e plotë në vazhdim me fizioterapistin Margin Sala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco