SYRI TV/ Regjistrimi i bebeve me amësi të barabartë, Gjykata e Lartë: Kërkesa e pabazuar në Kodin e Familjes

16:12, 17/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë nuk e legjitimoi kërkesën e  Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt, duke argumentuar se nuk bazohet në Kodin e Familjes për të regjistruar dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Zonjat që kurorëzuan lidhjen e tyre në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ishin të pranishme në seancë, ndërsa avokatja e tyre kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e dy grave, Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj të cilat kërkuan regjistrimin e dy fëmijëve me të drejta mëmësie të barabarta. Të dyja gratë, që pak kohë më parë e kurorëzuan edhe në martesë lidhjen e tyre, kishin paditur në Gjykatën Administrative, zyrën e Gjendjes Civile pasi nuk i regjistronte fëmijët me nënat paditëse. Por ndërkohë edhe Gjykata e Lartë, tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

Objekti i kërkesave të dy zonjave ishte ndryshimi i aktit administrativ të datës 15.04.2021 dhe detyrimin e të paditurit për të regjistruar fëmijët binjakë të seksit femër, të lindura në dt. 18.01.2021, në Tiranë dhe për të regjistruar si nëna paditëset Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara me të drejta të barabarta amësie në të njëjtën përbërje.

Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative. Në 19 maj, Mara dhe Ahmetaj kurorëzuan lidhjen në një ceremoni në tarracën e Bashkisë së Tiranës, gjë e cila hapi mjaft polemika e reagime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco