VIDEO/ 36.6% e meshkujve kanë frikë nga martesa, ekspertët rendisin arsyet

11:25, 17/07/2024
A+ Aa A-

Sipas disa studimeve të fundit, është ulur umri i lindjeve në Shqipëri dhe tashmë 36.6 përqind e meshkujve kanë frikë nga martesa.

Për të folur më gjatë për këtë problematikë, ishin të ftuar në Syri Tv në 'Kafe Shqeto', Arbër Kola aktivist dhe Destemona Çelo psikologe.

"Të rinjtë e sotëm e kanë shtyrë moshën e martesës, nuk kanë më një moshë kriter siç ka qenë vite më parë, dhe duke qenë se këto norma kanë ndryshuar, ju kanë dhënë më shumë liri të rinjve.

Gjithashtu ka dhe shumë frikëra, pasiguri tek të rinjtë, të cilët tashmë kërkojnë se nëse nuk janë të pavarur financiarisht osë nëse nuk kanë arritur të përfundojnë arsimimin ose karrierën nuk e marrin hapin për të ecur para, por kjo tregon se ato kanë frikë në vetvete dhe frika dhe pasiguritë fshihen pas këtij largimit ose rritjes së moshës për martëse. Por shpesh është edhe frika nga divorcet", u shpreh Destemona.

"Sipas mendimit tim ka ndy fenomene që ndikojnë, dy problematika që ndikojne. Problemi i parë është pasiguria ekonomike, pra nuk kanë të ardhura të mjaftueshme dhe kur mendojnë të krijojnë një familje, nuk janë më siç ishin më parë, sepse mendojnë kushtet ekonomike.

Ndërsa problem i dytë është modernizimi i rinisë së sotshme, ata fokusin kryesor nuk e kanë familjen, por karrieren, suksesin, paranë, famën, dhe të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kjo çon në mos krijimin e çifteve të reja", shtoi aktivisti Kola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco