Zhvillohet ceremonia e festës së bektashinjve, Baba Mondi: Ju uron mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit

Zhvillohet ceremonia e festës së bektashinjve, Baba Mondi: Ju uron mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit

10:50, 17/07/2024
A+ Aa A-

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ceremonia e festës së “Ditës së Hashures”.

Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët, sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.

“Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë.

I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.

Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij.

Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco