KAFE SHQETO/ Somelieri Elezi: Tregu i verës në Shqipëri në lulzim, shteti duhet ti mbështesë, kostot janë të mëdha

10:46, 17/07/2024
A+ Aa A-

Somelieri Dashamir Elezi, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka folur për prodhimin e verës në Shqipëri dhe vështirësitë që ajo përballon.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Elezi u shpreh se, kjo fushë kërkon mbështetjen nga shteti, siç bëjnë edhe vendet fqinje me ne.

‘Bashkëatdhetarët tanë kanë shumë restorante dhe hotele nëpër vende të ndryshme të botës, të cilët pasi e kanë provuar verën në Shqipëri kanë bërë tentativa për dërgimin e verës në vende të ndryshme të botës.

Duke filluar nga Anglia, Gjermani, Itali, Francë.

Na ka ndihmuar edhe diaspora jonë për të eksportuar. Nuk bëhet fjalë që po. Dhe kjo është  një nga shtyllat ku prodhuesit shqiptarë duhet të mbështetet.

Someleria shqiptare ka ndërmjetësuar në SHBA dhe kemi bërë disa dërgesa në SHBA, si Miçigan, Teksas, Nju Jork. Por edhe të huaj të ndryshëm, amatorë të verës e kanë pranuar verën shqiptare.

Ata që e kanë vizituar Shqipërinë kërkojnë që të kenë një pikë ku ta blejnë verën shqiptare.

Vështirësitë për prodhuesit e verërave në Shqipëri, janë të jashtëzakonshme. Nëse nuk hidhet një vështrim me një projekt të qartë, si të paktën bën Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi, që nuk janë në BE, por që po zhbllokojnë tregjet ndërkombëtare, prodhuesi i verës dhe vreshtarët shqiptarë janë me probleme të jashtëzakonshme, madje do ta quaja se u është shndërruar jeta në hall.

Kostot e prodhimit janë të jashtëzakonshme, dhe kanë kostot të tjera, si akciza tek shishet, cilësia e ambalazhit dhe për më tepër akciza e verës është një handikap që ka të paktën një dekadë që ka ndikuar negativisht, edhe pse do të duhej të kishte ndikim pozitiv.

Verat e importit janë duke bërë një lloj konkurrence të pandershme me atë që është prodhuesi shqiptar’, tha Dashamir Elezi në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco