KAFE SHQETO/ Akullore me substanca kancerogjene, Juka: Ky është një problemi shumë i vogël në krahasim me…

KAFE SHQETO/ Akullore me substanca kancerogjene, Juka: Ky është një problemi shumë i vogël në krahasim me…

10:38, 17/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë Genc Juka, ish drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ai ka komentuar mbi skandalin e fundit ku në tregun shqiptar kanë hyrë dhe janë tregtuar akullore të kontaminuara dhe që nuk duheshin të konsumoheshin.

Genc Juka: Natyrisht Bashkimi Evropian ka sistemin më të përsosur dhe më të sofistikuar të kontrollit. Referuar legjislacionit, me te mirin në botë, edhe të strukturave që i përdor në ndihmë të zbatimit të këtij legjislacioni. Një nga strukturat është edhe rasti RAS, sistemi i shpejtë i informimit. Ku të gjithë vendet e BE marrin informacione në kohë reale, si edhe të tjerë siç jemi ne vend kandidat i BE. Me sa u informova unë, AKU e ka marrë informacionin. Por e kanë marrë, parti mbas partie. Në çdo parti që kanë mërrë informcionin ato kanë marrë masa, por historia nuk është vetem tek akullorja dhe tek ky konservat që përdoret tek akullorja. Problemi është tek vullneti politik për të stimuluar një bujqësi bashkëkohore de të integruar. Në rast se ne themi po bëhemi me autostrada bashkohore, pjesa e bujqësisë jemi shumë larg dmth.  Në kuadër si të përafrimit të legjislacionit ashtu edhe të dhënies së mundësisë për tu ekzekutuar e gjithë ky përafrim i legjislacionit i cili don para. Bujqësia nuk subvencionohet.  Kemi edhe produktet me origjinë shtazore edhe ato me origjinë bimore të cilat janë akoma të pakontrolluara.

Flavio Qarri: Ju po thoni se rreziku më i madh vjen edhe nga produktet e brendshme

Genc Juka: Po normal. Akullorja është një... Jemi duke u marrë më nje pasojë shumë të vogël në krahasim me problemin i cili duhte kapur që ne qender. Te gjithë produktet me origjinë shtazore. Ne nuk kemi akoma një sistem të profilaksisë veterinare. Në nuk eksportojmë dot në BE produkte më origjinë shtazore spese nuk na lejojnë....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco