VIDEO/ Duraj: Faktorët ekonomikë i frikësojnë të rinjtë për të mos lidhur martesë

VIDEO/ Duraj: Faktorët ekonomikë i frikësojnë të rinjtë për të mos lidhur martesë

09:48, 17/07/2024
A+ Aa A-

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, 36.6 % e popullsisë shqiptare është e pamartuar. Të dhënat e Censit tregojnë se përqindja e individëve beqarë është më e lartë deri në moshën 30 vjeç. Ky fenomen tregon se moshat e reja po e shtyjnë procesin e martesës, duke reflektuar një trend global ku njerëzit zgjedhin të martohen më vonë për shkaqe të ndryshme socio-ekonomike dhe kulturore.

Për këtë çështje ka folur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, avokati Alban Duraj.

“Ne kemi një rritje të moshës së bashkëshortëve që vendosin për t’u martuar; natyrisht është për faktorë ekonomikë, - tha avokati. -  Ajo që i frikëson të rinjtë është që ata nuk kanë një punë të sigurt, nuk kanë një banesë dhe këto janë elementë shumë të rëndësishëm sipas tyre për të lidhur një martesë. Por kemi edhe, flas për meshkujt, që duan t’i sigurojnë këto elementë, po kemi edhe femrat, të cilat stepen kur përballë kanë një djalë apo kandidat për bashkëshort që mund t’i ketë të gjithë elementët që mund të plotësojë një bashkëshort - ata mund të jenë të dashuruar, mund të jenë të lidhur, nga ana njerëzore mund t’i kenë të gjithë komponentët e mjaftueshëm, por femrat - ajo që konstatoj unë, është fakti që hezitojnë të martohen. Ato preferojnë shpeshherë që të kenë përballë apo për bashkëshort dikë që i ka këta elementë, që do të thotë që ka një shtëpi, ka një makinë, ka të ardhurat që do ta bëjnë jetën e bashkëshortes më të sigurt...”

Ndiqni në vijim intervistën e plotë me z. Duraj në studion e Kafe Shqeto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco