Ndryshojnë oraret e punës/ Ministria: Do të punohet 8.5 orë në ditë dhe…

Ndryshojnë oraret e punës/ Ministria: Do të punohet 8.5 orë në ditë dhe…

17:53, 16/07/2024
A+ Aa A-

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar ndryshime në ligjin për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, duke prezantuar konceptin e orarit ditor fleksibël.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, theksohet se’ kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte’.

Gjithashtu ‘fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00’.

Njoftim për mediat

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.

Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë.

Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet në institucionet e administratës shtetërore:

•             Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

•             Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).

•             Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës.

Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco