A ‘krihen’ bimët?

A ‘krihen’ bimët?

12:50, 16/07/2024
A+ Aa A-

Nga Abdulla Diku.

Nuk është se ndodh vërtet që bimët të krihen, por gjatë fazave të tyre fenologjike, na rezulton që disa bimë duket se kanë vajtur tek parukieri a frizeri dhe janë krehur sipas modeleve të ndryshme.

I tillë është dhe rasti i kësaj bime në foto, e cila quhet si; Dryas octapetalis (Driasi me tetë petale).

Bima duket se ka përdorur shumë ‘llak’ për ti rregulluar e bërë flokët e sajë (pjesa e lules) në modelin që ajo pëlqen e që është krejt unik në llojin e vet.

Dihet që bimët gjatë zhvillimit të specie, për të mbijetuar kanë përshtatur formën, ngjyrën apo aromën e tyre.

Kjo është një bimë shumë interesante pasi fosilet e Dryas janë të rëndësishme për paleo-ekologët që studiojnë episodet e kaluara të ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet në vegjetacionin arktik-alpin.

Në fund të periudhës së Pleistocenit (2.58 milion deri 11,700 vite më parë), klima e hemisferës veriore filloi të ngrohej gradualisht ndërsa Epoka e fundit e Akullnajave po përfundonte.

Në dy rastet, modeli i përgjithshëm i klimës së tokës ndryshoi papritur për periudha 300-1000 vjeçare. Ekologët i referohen këtyre periudhave si Dryas i Vjetër (afërsisht 13,800 vjet më parë) dhe Dryas i Ri (11,500-12,800 vjet më parë) për shkak të përhapjes së fosileve të Dryas në ato periudha.

Fotot janë bërë në majën e Pikëllimës (Koritnik), pjesë e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco