I nxehti afrikan në Shqipëri/ Mjekja: Qëndroni në vende të mbyllura e të freskëta, mosha mbi 60 vjeç më e rrezikuara

11:59, 16/07/2024
A+ Aa A-

Efektet anësore të të nxehtit mbi shëndetin manifestohen atëherë kur sistemi i brendshëm i rregullimit të temperaturës nuk arrin të eleminojë sasinë e tepërt të nxehtësisë me qëllim ruajtjen e vlerave normale të temperaturës trupore.

Periudha të zgjatura me kushte meteorologjike ekstreme, të karakterizuara nga rritja e temperaturave mbi vlerat e zakonshme, imponojnë ndërmarrjen e disa masave për parandalimin dhe trajtimin e efekteve anësore të nxehtësisë mbi shëndetin.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ mjekja Aurora Dollenberg  u shpreh se kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë, nga ana mjekësore kemi të bëjmë më një problem madhor sepse trupi (për të kompesuar temperaturat) duhet  që të ftojë organizmin po aq fuqishëm, që djerësitja të rritet në mënyrë drastikedhe proceset fiziologjike janë më të shtuara.

‘Duhet t’o këshilloj pacientët të shmangin ekspozimin ndaj diellit, duke qëndruar në hije apo ambjente të mbyllura,kjo vlen më shumë për moshën mbi 60 vjeç po edhe për fëmijët’- u shpreh ajo.

Deklarata e mjekes:

Faktikisht ju e shihni që edhe sot jam me xhaketë që do të thotë këtu në Gjermani nga mëngjesi temperaturat janë diku tek 15 gradë dhe gjatë ditës shkojnë maksimalisht 25 gradë, gjë që për organizmin e njeriut është optimal.

Prandaj edhe në Shqipëri kur dëgjojmë që temperaturat shkojnë deri në 40 gradë siç e tha edhe meterologia atherë nga ana mjekësore kemi të bëjmë më një problem madhor sepse trupi (për të kompesuar temperaturat) duhet  që të ftojë organizminpo aq fuqishëm, që djerësitja të rritet në mënyrë drastike, proceset fiziologjike janë më të shtuara,pra në vetvetë kemi të bëjmë me një stress të jazhtëzakonshëm.

Kur ky stres zgjat për shumë ditë, atherë mund ta krahasojmë këtë valë nxehtësie me një infeksion të rëndë .Kur kemi temperature mbi 30 ose 40 gradë, atherë kemi të bëjmë me një infeksion që do antibiotike për ta luftuar e ngjashme nga ana e stresit  e përjeton trupi një temperaturë të lartë.

Kam shumë pacientë që thonë doktoresha më jepn jë medicament që ta stopoj djerësitjen në këtë nxehtësi dhe do ishte shumë fatale sepse  nuk do kishim më mekanizma të uljes së temperaturave kështu që duhet t;i këshilloj pacientët të shmangin ekspozimin ndaj diellit, duke qëndruar në hije apo ambjente të mbyllura.
Kjo vlen më shumë për moshën mbi 60 vjeç po edhe për fëmijët që e kanë rrezikun e dehidrimit, pra humbja e lëngjeve shumë herë më shpejt se të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco