Temperaturat e larta/ Gjoni: Prania e lagështisë së lartë në ajër i bën temperaturat të ndjehen edhe më shumë

11:06, 16/07/2024
A+ Aa A-

Anira Gjoni , eskperte nga IGJEO e ftuar në 'Kafe Shqeto 'në Syri Tv, ka komentuar temperaturat e larta në vend gjatë javëve të fundit.

Sipas ekspertes kulmi i temperaturave nuk është arritur akoma.

Gjatë kësaj jave presim që e enjtja dhe e premtja, do të shënojne 40 gradë.

Ajo që ka qëne problematike gjatë korrikut, ka qenë temperature minimale e cila në zonat e ulëta nuk ka zbritur më shumë se 24 gradë.

Kjo është ajo që e ka bërë që të ndjehet më shume dhe të prishet më shumë përditshmëria e njerëzve, pasi temperaturat e natës janë më problematike se të ditës.

Nuk po them që ka qenë fresket por temperature të tilla janë normale.

Lagështia ka qenë e lartë dhe prania e lagështisë së lartë në ajër, i bën temperaturat të ndjehen edhe më shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco