SYRI TV/ Çifti i moshuar prej 5 vitesh jeton në garazh, banesa ju dëmtua nga tërmeti, shteti s'po bën asgjë

19:44, 15/07/2024
A+ Aa A-

Prej 5 vitesh cifti Lala ne fshatin Shullaz te Kurbinit jeton ne nje garazh, pasi banesa e tyre eshte demtuar nga termeti i 26 nentorit 2019 dhe eshte e pabanueshme.

I moshuari Pashk Lala akuzon institucionet per manipulim me vlersimin e demit te baneses dhe kerkon rindërtimin e saj ose ne te kundërt do te hyje në greve urie.

Vitet e fundit të pleqërisë, 84 vjeçari Pashk Lala dhe bashkëshortja e tij e sëmurë, po i kalojnë në një garazh në fshatin Shullaz të Kurbinit pa kushtet minimale të jetesës, për shkak se banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

 I moshuri ka bërë thirrje të vazhdueshme në media por edhe në instituciont perkatëse për rindërtimin e banesës së tij, por kanë kaluar 5 vjet dhe ende nuk është bërë asgjë. Ai tregon kalvarin e vuajteve dhe akuzon institionet për manipulim me vlersimin e dëmit të godinës.

Pashk Lala thotë se banesa është e pabanueshme dhe duhet rindërtuar nga e para, dhe granti prej 500 mije lekesh qe ka dhën bashkia nuk mjafton. Teksa ndihet i pa shpresë, i moshuari u ben thirrje institucioneve përgjegjëse që të përsërisin vlersimin e dëmit dhe t’ja rindërtojne ose në të kundërt do të futet në grevë urie.

Pashk Lala thotë se siç patia komuniste i internoi familjarët tij, edhe partia në pushtet e Edi Rames po e internon atë duke e diskriminuar dhe duke e lënë pa banesë. Nderkohë në zonën e Kurbinit ka ende më dhjetra familje të cilat jetojnë në çadra apo kontenier, ndersa mbeten me shpresë se një dite do bëhen me banesë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco