SYRI TV/ Fillojnë procedurat për vazhdimin e studimeve për maturantët

19:26, 15/07/2024
A+ Aa A-

Nga kjo e hënë, 15 korrik, portali U-Albania është i hapur për nisjen e procedurave për maturantët që janë kandidatë për ndjekjen e studimeve të larta. Në një intervistë për Syri Tv, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, shpjegon hapat që duhet të ndjekin maturantët, duke u ndalur edhe tek universitetet që aplikojnë për konkurse.

Nga kjo e hënë, 15 korrik, portali U-Albania është i hapur për nisjen e procedurave për maturantët që janë kandidatë për ndjekjen e studimeve të larta, ndërsa në datën 30 korrik nis përzgjedhja e degëve sipas preferencave të tyre.

Në një intervistë për Syri Tv, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj shpjegon hapat që duhet të ndjekin maturantët. Z. Xhelaj u ndal edhe në procedurat e ndjekura në rastet e universiteteve që aplikojnë për konkurse, si Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë, Arte apo Sporte.

Referuar lëndëve që u zgjodhën më shumë nga maturantët për provimin me zgjedhje, por edhe treguesve të viteve të mëparshme, pritet që këtë vit degët më të lakmuara për ndjekjen e studimeve të jenë mjekësia, arkitektura, inxhinieria dhe TIK.

Edhe këtë vit maturantët do të aplikojnë në dy raunde dhe pas tyre do të kenë mundësi të aplikojnë në “fazën e lirë”, ku do të mund të regjistrohen pranë fakultetit që duan, por nëse ka ende kuota të lira dhe nëse ata arrijnë të përmbushin kriterin e mesatares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco