Gjirokastra feston 19-vjetorin si pjesë e UNESCO

Gjirokastra feston 19-vjetorin si pjesë e UNESCO

18:09, 15/07/2024
A+ Aa A-

19 vite më parë, Gjirokastra u bë pjesë e listës së Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në kuadër të këtij përvjetori u zhvilluan një sërë aktivitetesh për të festuar pasurinë kulturtore në qytetin e gurtë. Ekspozta pikture, botime të ndryshme si dhe “Java e Filmit Shqiptar” ishin disa nga këto aktivitete të cilat promovuan vlerat e trashëguara në breza të Gjirokastrës.

“Bashkia Gjirokastër ka ndërmarrë  një sërë aktivitetesh me rastin e 19-vjetorit të  Gjirokastrës në UNESCO, çeljen e aktiviteteve  e realizuam me Qendrën Kulturore të Fëmijëve ‘Fato Berberi’ me ekspozitën e pikturave” –tregon Violeta Panajoti, Drejtore e Aktiviteteve në Gjirokastër.

Anastas Lako, përgjegjës i kinemasë “Gjirokastër” bëri të ditur se filmat shqiptarë të restauruar do të shfaqen me titra anglisht për të afruar kështu edhe turistë, të cilët kanë vendosur të vizitojnë këtë qytet.

“Këtë javë do të shfaqen filma shqiptarë, filma të restauruar dhe kanë një veçori të gjithë filmat e restauruar  do të jenë edhe me titra anglisht  duke iu përshtatur fluksit të madh  të vizitorëve që ka qyteti i Gjirokastrës  në këtë stinë të verës  atëherë do të jenë edhe shumë turistë, të cilët do ti ndjekin filmat  shqiptarë” –tha ai.

Ndërsa Alban Metushi, përgjegjësi i biblotekës “Apostol Meksi” tha se është bërë i mundur organizimi i një ekspozite ku pasqyrohen  kultura, tradita,  arkitektura e qytetit të Gjirokastrës, por edhe rrethinave  të saj.

Synimi i programit të aktiviteteve të zhvilluara ishte edhe promovimi i resurseve turistike të qytetit dhe rrethinave. Kujtojmë që data 15 korrik e vitit 2005 shënoi momentin kur Gjirokastra muzeale u klasifikua si pasuri me vlera unike, pjesë e UNESCO-s .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco