‘Zotëria i luleve‘/ Ferdinant Hankja kujdeset për këtë lule prej 60-vitesh

‘Zotëria i luleve‘/ Ferdinant Hankja kujdeset për këtë lule prej 60-vitesh

17:20, 15/07/2024
A+ Aa A-

Ferdinant Hankja, i njohur si zotëria i trëndafilave në Elbasan ka krijuar bahçen e tij me mbi 3000 trëndafila. Për të kjo është një iniciativë për t’i rikthyer identitetin Elbasanit, i njohur edhe si qyteti i luleve.

” Ne aktualisht kemi 3040 rrënjë, janë të gjitha shumëllojshe, mbizotëron e kuqja, e verdha e bardha dhe janë të gjithë aromatik. Kënaqësia tregohet tek moshat e treta, dhe mar dhe shumë përgëzime  nga qytetarët. “-u shpreh ai.

Ai është kujdesur për këto lule që në moshën 7-vjeçare. Për Ferdinandin, i cili me profesion është agronom, përkujdesja për lulet është procesi më i thjeshtë.

“Nisjen e punës me trëndafilin e kam ne momentet e hershme tek mosha 6-7 vjeç, kur prindërit tanë e admironin shumë trendafilin dhe sigurisht edhe lulet e tjera. Aty babai me mësoi fenomenet që ndodhin te trëndafili, trajtimet dhe sigurisht që do një përkujdesje shumë të madhe trendafili. E veçanta e trendafilit është se ka tre lloje smundjesh në të cilen unë si agronom e njoh mirë, dhe po ta shikosh trendafilin me kujdes ai shkelqen sepse nuk ka semundje.”-tha ai.

66-vjeçari kalon pjesën më të madhe të kohës, duke u kujdesur për trëndafilat në detaje për çdo rrënjë. Agronomi sjell gjithashtu nga jashtë një eksperiencë disa vjeçare në këtë fushë.

“ Unë kam punuar 6 vjet në një firmë hollandeze në të cilën kam mësuar shumë gjëra që ne nuk i dinim më përpara.” –tregon më tej Ferdinanti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco