Vjedhja e votave/ ‘Don Gjata’, urdhër për përmbysje rezultati në FSHMT

Vjedhja e votave/ ‘Don Gjata’, urdhër për përmbysje rezultati në FSHMT

09:26, 11/07/2024
A+ Aa A-

Zgjedhjet në universitete ishin në të shumtën e rasteve pa garë dhe me kandidatë të vetëm, ashtu siç i ka hije “Rilindjes” që tani ka shtrirë pushtetin me patronazhistë edhe mbi universitete.

Universiteti i Shkencave Mjekësore ishte ndër të paktët që kishte kandidatë përballë dhe garë.

Dekania në largim humbi me një rezultat të ngushtë për shkak të votave të studentëve që përmbysën votat e pedagogëve duku u bërë fakulteti i vetëm që studentët zgjedhin dekanin që duan.

Pa asnjë kontestim, komisioni zgjedhor shpall fituesin.

Dekania në largim, pasi mban në zyrën e të besuarit të vet kutitë e votimit për disa ditë, kërkon rinumërim.

“KIZ” refuzoi kërkesën e saj pasi gjatë procesit të nunërimit nuk kishte asnjë kontestim, dhe vetëm pasi dekania fitoi akses mbi kutitë, ajo bëri një kërkesë të tillë.

Pas refuzimit të “KIZ”, futet në lojë “Don Gjata”, rektori në largim, që në pamundësi të kandidojë sërish, bëri të mundur që për rektor të Mjekësisë të ishte vetëm një kandidat i vetëm, dekani i Mjekësise deri tani, dhe bashkëshortja e tij të zgjidhet dekane pa rival në vend të ish-dekanit që tani u zgjodh rektor po pa rival.

“Don Gjata”, me një shkresë si rektor në largim, urdhëron komisionin e apelimit që të urdhërojë “KIZ” të rinumërojë votat pasi ato kuti posedoheshin prej ditësh nga staf i dekanes humbëse dhe pa asnjë akses kontrolli nga rivali fitues.

Në të vetmin rast ku fituesi doli jashtë rrethit të tyre, rreth që kanë përfituar miliona para publike dhe projekte të paracaktuara për familjarët e tyre.

Kujtojmë këtu që Arben Gjata është rektori qe po ndiqet penalisht nga SPAK për sterilizimin miliona eurosh.

Si përfundim, në këto zgjedhje ose kishte kandidatë të vetëm, sigurisht me rreth të mbyllur për ta me fitoren e sigurt, ose tek-tuk ku kishte garë, “Rilindja” me “Don Gjatën” vendosin në kundërshtim me ligjin të përmbysin rezultatin e siguruar nga vota e studentëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco