Vala e të nxehtit/ SHMU: Në fillim të javës tjetër, temperaturat do shkojnë deri në 44 gradë

Vala e të nxehtit/ SHMU: Në fillim të javës tjetër, temperaturat do shkojnë deri në 44 gradë

12:32, 10/07/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër.

Madje pritet që temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë.

“Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit.

Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta.

Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone.

Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën  e martë temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë celsius,” thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco