SYRI TV/ Tuneli 'mbyll' bizneset në parkun e Llogarasë, pronarët e restoranteve: Tuneli na falimentoi

14:50, 09/07/2024
A+ Aa A-

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë ka cuar në kolaps bizneset të cilat ndodhen në aksin e vjetër të rrugës që kalon nga parku kombëtar.

Pronarët e dhjetra bizneseve që operojnë në këtë zonë ankohen se vënja në punë e tunelit ka shkaktuar një bllokim total të aktivitetit të tyre. Ata thonë se po shkojnë drejt falimentimit pasi klientët e tyre tashmë janë zhdukur tërësisht.

Dhjetra biznese të cilat ndodhen në parkun kombëtar të Llogarasë thonë se po shkojnë drejt falimentimit pas hapjes së tunelit. Pronaret e njësive tregtare deklarojnë se pas hapjes së tunelit, klientela e tyre është zhdukur thuajse tërësisht.

Në aksin e vjetër që të con drejt zonës turistike të jugut dhe që kalonte në parkun e llogarasë përvec dhjetra restoranteve ka edhe banorët të fshatrave përreth të cilët si burim të ardhurash për familjet e tyre kanë produktet që kultivojnë në tokat e tyre dhe i tregtonin në anë të rrugës.

Banorët dhe pronarët e bizneseve apelojnë që shteti të investojë në rrugën e vjetër në mënyrë që turistët të kenë si alternativë edhe kalimin përmes këtij aksi, duke iu rikthyer mundësinë e tregëtisë dhe rikthimin e të ardhurave për familjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco