Lajmi i fundit

VIDEO/ Tritoli që tronditi pallatin në Pogradec, në derën e një personi me dosje kriminale

Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike: Muaji i kaluar më i ngrohtë se çdo qershor tjetër

Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike: Muaji i kaluar më i ngrohtë se çdo qershor tjetër

11:56, 08/07/2024
A+ Aa A-

Muaji i kaluar ishte më i ngrohtë se çdo qershor tjetër, duke shënuar muajin e 13-të radhazi në të cilin temperatura mesatare globale arriti një rekord të lartë për muajin respektiv. Kjo e dhënë u konfirmua nga Shërbimi Evropian i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”.

”Temperaturat e qershorit ishin gjithashtu 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale, duke shënuar muajin e 12-të radhazi në të cilin u arrit ose u tejkalua pragu i 1,5 gradë Celsius”, sipas raportit mujor.

Në konferencën e klimës në Paris të vitit 2015, komuniteti global vendosi një objektiv për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë mbi nivelet paraindustriale.

Sipas të dhënave të ”Copernicus”, në periudhën midis korrikut 2023 dhe qershorit 2024, temperatura globale ishte 1,64 gradë më e lartë se mesatarja paraindustriale.

Megjithëse shkencëtarët e BE-së për klimën pranuan se një varg 13-mujor i temperaturave rekord ishte “i pazakontë”, ata vunë në dukje një varg të ngjashëm të rekordeve mujore të temperaturës globale në 2015 dhe 2016.

Sipas raportit, temperatura mesatare e ajrit sipërfaqësor për qershorin ishte 16,66 gradë, 0,67 gradë mbi nivelin mesatar të regjistruar për muajin midis 1991 dhe 2020 dhe 0,14 gradë mbi rekordin e mëparshëm të vendosur në qershor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco