Dajçi: Përdorni kremra kundër diellit, të mbrojnë jashtëzakonisht nga kanceri i lëkurës

10:27, 08/07/2024
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'SYRI TV' për të diskutuar mbi mbrojtjen e lëkurës gjatë ditëve të nxehta të verës ishte mjekja dermatologe, Violeta Dajçi.

Dajçi është shprehur se gjatë ditëve në plazh duhet që të përdorim kremrat fotombrojtës pasi i bën mirë lëkurës dhe të mbron shumë nga kanceri i lëkurës.  

"Rrezet e diellit marrin fuqi të madhe në rërën e plazhit dhe deti dhe nxirja e trupit bëhet më mirë në këto dy vende, ndërsa në lumenj nuk e merr plotësisht këtë ngjyrë. Duhet bërë kujdes dhe me temperaturat ujit në lumenj.

Pishina është një mënyrë për të ju largua vapës dhe nuk ke mundësi për të shkuar në det, por më i mirë është deti dhe duhet të shkohet në mënyrë të kufizuar pasi nuk është e shëndetshme në raport me higjenën.

Gjatë ditëve në plazh duhet që të përdorim kremrat fotombrojtës pasi i bën mirë lëkurës dhe të mbron shumë nga kanceri i lëkurës. Është rrezatimi diellor që shkakton rrudhjen dhe plakjen e lëkurës tonë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco