Paralizohet dogana e Kapshticës, radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar

Paralizohet dogana e Kapshticës, radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar

10:09, 04/07/2024
A+ Aa A-

Radhë të gjata me dy korsi në tokën neutrale në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kristopologys.

E gjithë kjo bëjnë me dije burime të siguruara ka ardhur për shkak se pala greke punon me personele të reduktuara pasi ka mungesë personeli.

Në kushte të tilla shtetasit shqiptarë dhe jo vetëm janë të detyruar të presin mes dy doganave për më tepër se një orë.

Autoritetet tona të kufirit mësohen të kenë patur takime me homologët grekë për gjetjen e një zgjidhje për të shmangur keshtu radhët pasi fluksi në orët në vijim mund të rritet me tepër.

Pala greke punon vetëm me dy sportele në hyrje dhe një në dalje ndërkohë që pala jonë punon me numër normal të sporteleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco