VIDEO/ Goci: Censusi nuk ju dha besim qytetarëve, mungesë e theksuar transparence ndaj intelektit të tyre

09:52, 02/07/2024
A+ Aa A-

Ervin Goci, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ka folur për shpopullimin dhe cila është e vërteta e censit në Shqipëri.

Goci u shpreh se ky procesi ‘nuk ju ka dhënë aspak besim qytetarëve me një mungesë të theksuar transparence ndaj mendjes dhe intelektit të tyre, duke e kosideruar thjesht si një proces që ka ardhur në bazë të kërkesës që BE ka dërguar.

“Unë nuk kam parë më thënë të drejtën një metodologji të saktë sa i përket proçesit dhe duke parë shumë gjëra, më duket sikur pjesa më e madhe e tyre janë të fshehura".

Pjesë nga biseda:

“Unë e kuptoj shumë mirë shqetësimin sepse në fund fare ato të dhëna neve na kanë vënë në një reflektim jo vetëm të thellë, por gati-gati dhe një lloji traume në sensin që çfarë po ndodh me vendin.

Mirëpo statistikat janë diçka që ti nuk i dëshiron, por janë diçka që duhet t’i kesh dmth të insistosh që ti kesh që të kuptosh se ku je dhe unë mendoj që analiza e parë kryesore duhet bërë se çfarë ka ndodhur sot në raportin mes institucioneve dhe transparencës dhe mënyra se si janë mbledhur këto të dhëna, si ka qenë proçesi dhe metodologjia.

Unë kam vënë re disa shenja jo të lehta për tu përtypur, një mungesë transparence të një farë mosrespekti ndaj mendjes dhe intelektit të publikut duke e quajtur thjesht si një process ‘hajt se na e ka kërkuar BE’.

Unë nuk kam parë më thënë të drejtën një metodologji të saktë duke parë shumë gjëra që më duken sikur janë gjëra të fshehura për mendimin tim, e para sepse nuk duhet që gjendja të tregohet ajo që është dhe e dyta ka një mungesë respekti e reflektuar në dekada ndaj publikut duke thënë që Shqipëria është kjo që themi ne jo ajo që doni ju.

Këtu tek ne ka marrë fund shtetui nisur edhe nga fakti që ka skepticizëm nga qytetarët lidhur me këtë proces.

Klea Sula/ Syri/Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco