VIDEO/ Pse shqiptarët janë populli më i stresuar në rajon? - Flet ekspertja e fushës, Belioza Çoku

09:43, 01/07/2024
A+ Aa A-

Shqiptarët, janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres e dhimbje fizike se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, sa u përket pesë përvojave negative.  Të dhënat u bënë të ditura në raportin e Gallup Global Emotions 2024, i cili ofron një pamje të matjeve më të fundit të përvojave pozitive dhe negative të përditshme të njerëzve. Gjetjet bazohen në afro 146,000 intervista me të rritur, në 142 vende dhe zona në vitin 2023.

Gjetjet tregojnë se 24% e shqiptarëve pohuan se një ditë më parë përjetuan zemërim, 29% e tyre ndihen të trishtuar për situatën në të cilën ndodhen, 49% përjetojnë stres të vazhdueshëm, 40% të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Në Europë më të stresuarit janë grekët, më pak të zemëruar janë finlandezët dhe portugezët, më pak të mërziturit janë shtetasit e Kosovës dhe të Polonisë.

Për këtë temë u ftua sot të japë gjykimin e saj në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, znj.Belioza Çoku, punonjëse sociale, eksperte për vlerësimet psiko-sociale dhe prej 25 vitesh aktiviste për të drejtat e njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco