SYRI TV/ Elbasan, lagjja ‘Skënderbej’ mbushur me plehra, banorët të rrezikuar nga infeksionet

14:39, 30/06/2024
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan prej kohësh hasen me mungesë të investimeve nga pushteti vendor. Zona është e tejmbushur me plehra dhe banorët rrezikohen nga përhapja e infeksioneve, teksa tjetër shqetësim për ta është edhe mungesa e kapakëve të pusetave që rrezikon këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve. Banorët thonë se kanë bërë shpesh herë kërkesa, por nga Bashkia e Elbasanit nuk është marrë asnjë masë.

Syri tv

Këto janë pamjet të cilat shoqërojnë çdo ditë banorët e lagjes ‘Skenderbej’ ku mbeturinat tashmë prej kohësh bashkëjetojnë me ta. Ky fenomen është kthyer në shqetësim për banoret pasi përveç erës se rendë, u druhen përhapjes se infeksioneve, pasi në këtë zonë veç mbeturinave gjenden edhe kafshë të ngordhura.

Në stinën e verës ku dhe temperaturat janë të larta, mundësia për përhapje të infeksioneve është me e madhe.

Për SYRI TV banorët theksojnë neglizhencën e punonjësve të bashkisë për mirëmbajtjen e kësaj zone, duke thënë se kane bërë kërkesa të herepashershme, por janë hasur me mungesë përgjigjeje, çka i bën të ndihen te braktisur.

Përvec mungesës së investimeve në infrastrukture e ndriçim, shqetësim madhor për këta banorë është bërë mungesa e kapakëve të pusetave e cila është kthyer në burim aksidenti për automjetet dhe rrezik për këmbësorët.

Kjo lagje ndodhet vetëm 3.5 km larg qendrës së qytetit të Elbasanit, por prej kohësh është lënë në harresë nga pushteti vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco