SYRI TV/ Fluks në pediatrinë e Elbasanit nga virozat, 100 fëmijë në ditë me komplikacione

16:16, 28/06/2024
A+ Aa A-

Temperatura, diarretë apo dhimbjet e fytit, janë disa nga simptomat e virozave të stinës, që kanë prekur mijëra fëmijë në vend.

Në Pediatrinë e Elbasanit, shefja e këtij shërbimi Irena Palloshi tregon se ka një rritje të fluksit të vizitave ditore, ndërsa apelon për kujdes të shtuar të prindërve ndaj fëmijëve.

 

Temperaturë të lartë, dhimbje fyti, të vjella e diarre janë janë disa nga simptomat me të cilët  të vegjlit paraqiten për ndihmë te mjeku pediatër.

Në vijim mjekja  përcjellë edhe këshillat e saj për të vegjlit dhe prindërit e tyre,duke e vënë theksin te evitimi i qendrimit në diell dhe dieta ushqimore.

Edhe në Urgjencën e të rriturve paraqitet e njëjta situatë.Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë vijojnë të kërkojnë asistencën e bluzave të bardha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco