Parashikimi i motit për ditën e enjte, 26 qershor 2024

Parashikimi i motit për ditën e enjte, 26 qershor 2024

13:39, 26/06/2024
A+ Aa A-

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime, sipas SHMU.

Reshjet e  shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndimdhe pjesërisht në perëndim të vendit.

Gradualisht në orët e mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet e shiut do të ndërpriten në të gjithë vendin. 

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë. 

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 16 deri 29°C 
në zonat e ulëta 18 deri 33°C 
në zonat bregdetare 21 deri 32°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco