SYRI TV/ Në pikun e sezonit, Vlora pa ujë e drita, banorët: Nuk ka investime konkrete

15:01, 25/06/2024
A+ Aa A-

Blloku i banimit në lagjen Kushtrimi në Vlorë, në këto ditë të nxehta dhe në sezon turistik, vuan mungesën e ujit, të dritave por edhe infrastrukturë.

Banorët shprehen se janë bërë investime sporadike, por asnjëherë të çohen deri në fund.

Ndërsa nga ana tjetër bashkia Vlorë fajëson firmën që ka në dorë punimet në infrastrukturën e kësaj lagje.

Teksa Vlora tashmë ka nisur vrullshëm sezonin turistik, banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë përballen cdo ditë  me mungesën e infrastrukturës, ate të ujit por edhe mungesën e dritave. Banorët thonë se në këtë zonë nuk është parë asnjë investim konkret, teksa theksojnë se edhe ato pak që janë bërë nuk kanë qenë të kontrolluara.

 

Nga ana e bashkis Vlore jashtë kamerave shprehen se fajin e ka firma qe nuk po merr masat per asfaltimin e rrugëve afati u fundit për te sjelle te gjitha rruget në gjendjen e mëparashme është në 1 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco