SYRI TV/ Kundër mbylljes së spitalit, banorët e mjekët e Hasit në protestë

14:48, 25/06/2024
A+ Aa A-

Banorët e Hasit se bashku edhe me mjekët kanë protestuar duke kundërshtuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e spitalit dhe kthimin e tij në qendër ditore.

Banorët e irrituar kërkojnë përshkallëzim të protestës, pasi sipas tyre mbyllja e spitalit i lë ata në rrugë dhe mund të shkojnë vetëm në Gjakovë. Mjekët shprehen se spitali Hasit i plotëson të gjitha kushtet, si numër personeli dhe në aparatura.

Mbyllja e spitalit të Hasit me  urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, që mbanë datën 30/05/2024 dhe kalimin e tij si spital ditorë, ka shkaktuar reagime të forta dhe kundërshtime, si nga ana e banorëve ashtu edhe e mjekëve. 

Banorët të irrituar kërkojnë që i gjithë Hasit të protesojnë, madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se nëse u heqin edhe spitalin të shkojnë të bashkohen me Gjakoven.

Ndërkohë mjekët Sahit Jaku dhe Shkelzen Ibra thonë se spitali i bashkisë Has përmbush të gjitha kushtet, që nga numri i personelit, mjediset, aparaturat e deri tek mjekët specialist për të qenë spital bashkiak. Prandaj urdhri i MSH duhet të rishikohet.

Kryetari i bashkisë Has, Myftar Dauti, kundërshton një vendim të tillë duke lënë  pa shërbim shëndetësorë 23 mijë banor të kësaj bashkie.

Spitali i bashkisë së Hasit ka 57-punonjës dhe u ofron shërbime katër njësive administrative dhe qytetit të Krumës si dhe katër fshatrave kufitarë të bashkisë Tropojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco