Botohet ligji për pensionet/ Në 6 korrik njihen vitet e punës mes Shqipërisë dhe Italisë

Botohet ligji për pensionet/ Në 6 korrik njihen vitet e punës mes Shqipërisë dhe Italisë

17:58, 23/06/2024
A+ Aa A-

Marrëveshja për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë e Italisë do të hyjë në fuqi në vendin tonë më 6 Korrik të këtij viti, duke i afruar ata që kanë punuar mes dy vendeve një hap më pranë përfitimit të shumëpritur.

Pakti është botuar në fletoren zyrtare pasi mori miratimin në kuvend me 92 vota.

Sipas të dhënave nga marrëveshja do të mund të përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Vec pensionit të pleqerisë, pakti parashikon përfitime edhe njohjen e viteve të punës.

Edhe invalidëve apo atyre që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve.  

Për të marrë pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë, ndërsa për të dalë në pension në Shqipëri duhen minimalisht 15 vite.

Me këtë marrëveshje të gjithë ata që nuk plotësojnë kushtin minimal të viteve të punës, emigrantët kanë mundësi të përfitojnë sepse vitet e punës bashkohen.

Ata që kanë 10 vite punë në Shqipëri, e më pas emigruan dhe bënë edhe 10 vite punë në Itali, do përfitojnë pension.

Do marrin dy pensione, i pari nga Italia për aq vite punë që kanë atje dhe i dyti nga Shqipëria për vitet e punës që kanë bërë këtu.

Pra secili shtet do paguajë sipas viteve të punës respektive.

Qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për deri në vitin 2032.

Buxheti i dedikuar nis me 7.6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20.3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor.

Marrëveshja u nënshkrua në Romë në shkurt të këtij viti, nga ministri i jashtëm igli hasani dhe homologu i tij Italian Antonio Tajani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco