Fakulteti i shkencave Mjekësore/ Studentët bëjnë përmbysjen dhe zgjedhin dekanin e ri

Fakulteti i shkencave Mjekësore/ Studentët bëjnë përmbysjen dhe zgjedhin dekanin e ri

21:03, 22/06/2024
A+ Aa A-

Zgjedhjet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore kanë kaluar nëpër një betejë të vërtetë.

Gara mes dy konkurrentëve, Dekanes së deritanishme Ilirjana Zekja që kërkonte rikonfirmimin dhe sfidantit Ergys Ramasaco, pedagog i këtij fakulteti, ka qenë vërtetë mjaft e ngushtë.

Por në fund, kanë qenë studentët ata që kanë vendosur të largojnë dekanen e deritanishme dhe të zgjedhin si drejtues të ri të fakultetit, si Dekan mjekun dhe shefin e departamentit, Ergys Ramasaco.

Ky i fundit ka fituar 0.5 për qind të votave kundrejt rivales së tij.

Kështu Ergys Ramasaco ka marrë 50.04 për qind të votave, ndërsa Ilirjana Zekja ka marrë 49.95 për qind të votave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco