SYRI TV/ Leshnica, fshati që braktiset çdo ditë, banorët: Jetonim me bujqësi, por nuk kemi treg

15:52, 21/06/2024
A+ Aa A-

Fshati Leshnicë në Pogradec po braktiset çdo ditë nga banorë të cilët dikur ëndërronin që ekonominë e tyre ta ndërtonin në vendlindje duke kultivuar platancione me mollë, qershi e të tjerë dru frutor. Por zhgënjimi për shkak të mugnesës së tregut, mbështetjes së shtetit dhe kostove në bujqësi, ka bërë që fermerët të marin rrugët e emigrimit për të siguruar jetesën.

SYRI TV

Dikur bujqësia dhe kryesisht pemtaria, ishin një nga elementët kryesorë të ekonomisë së familjeve në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Por mungesa e tregut, shtrenjtimi i kostove në bujqësi dhe mbështetja e papërfillshme që shteti u jep fermerëve, ka bërë që në fshatin Leshnicë bujqësia të shpërfillet dalë nga dalë.

Banorët i kanë paraprirë kësaj dite të vështirë në bujqësi, duke zgjedhur ta braktisin e shumë prej tyre të marin rrugët e emigrimit për të siguruar jetesën.

Në fshat ka mjaft problematika, duke nisur nga mungesa e ujit të pijshëm, kanalizimet e ujërave të zeza dhe mungesa e shëbrimeve publike, të cilat kanë vështirësuar jo pak jetesën e banorëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco