Halilaj: Kampet verore për fëmijë të pakontrolluara

12:57, 21/06/2024
A+ Aa A-

Alfred Halilaj pedagog Fakulteti i Edukimit, Universiteti Aleksandër Moisiu, i ftuar në 'Kafe Shqeto' në SYRI TV, komentoi kampet verore, që janë kthyer në një trend për fëmijët në Shqipëri gjatë muajve të verës.

Halilaj u shpreh se ka dyshime të mëdha mëdha për mënyrën se si ata organizojnë dhe nuk ka fare kontolle nga pikëpmaja pedagogjike dhe mënyra si i organizojnë këto kampe.

"Por ana tjetër edhe më e rëndë është fakti se ata detyrohen të paguajnë shumë shtrenjtë këtë argëtim të fëmijëve", shtoi Halilaj.

Problemi kryesor i prindërve tani është se çfarë do bëjnë  fëmijët gjatë mujave të verës.

Problem kryesor është se po përballen me një trend të tregut, i cili orientohet drejt kampeve verore, ku individë të caktuar që kanë një sasi parash, marrin përsiper të ndërtojnë kampe të tilla dhe t'i shfrytëzojnë për pasurimin e tyre.

Por ka dyshime të mëdha për mënyrën se si ata organizojnë dhe nuk ka fare kontolle nga pikëpamja pedagogjike dhe mënyra si i organizojnë këto kampe.

Por ana tjetër, edhe më e rëndë është fakti se ata detyrohen ta paguajnë shumë shtrenjtë këtë argëtim të fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco