FOTO/ Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen nga vrojtuesi i plazhit dy gra në Shëngjin

FOTO/ Rrezikonin të mbyteshin, shpëtohen nga vrojtuesi i plazhit dy gra në Shëngjin

11:26, 21/06/2024
A+ Aa A-

Dy pushuese nga Kosova kanë rrezikuar të mbyten mëngjesin e kësaj të premteje në plazhin e Shëngjinit.

Rasti është regjistruar në qendër të Shëngjinit, ndërsa ka qenë vrojtuesi i plazhit i ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, që kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga uji dy gratë.

Pasi janë nxjerrë në breg, ato janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky është rasti i parë i një rreziku serioz për mbytje në ujë të pushuesve në Shëngjin, ndërsa evidentohet menjëherë nevoja e pranisë së pandërprerë të vrojtuesit të detit në plazh, pasi ndërhyrja e njërit prej tyre dha sinjalin sesi mund të shpëtohen jetë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco