Syri TV/ Bizneset në Pogradec kundër impiantit, kërkesë për shfuqizimin e aktit

Syri TV/ Bizneset në Pogradec kundër impiantit, kërkesë për shfuqizimin e aktit

17:07, 19/06/2024
A+ Aa A-

Rreth 120 përfaqësues te biznesit në Pogradec kundërshtojnë aktin normativ të qeverisë e cila i detyron këta të fundit të vendosin impiante për përpunimin e ujërave të ndotur.

Në një mbledhje të zhvilluar ata shprehen se në qytetin e Pogradecit ka një impiant i cili  përballon ujërat e zeza edhe  të bizneseve private.  

Çmimi i instalimit të ketyre impianteve është i papërballueshëm për bizneset në Pogradec ku sipas tyre këto impiante fillojnë nga 13 mijë euro deri në 100 mijë euro kjo edhe në varësi të kapaciteteve të tyre.

Nga ana tjetër ata thonë se në aktin normativ bëhet fjalë për  biznese ujërat e të cilave kalojnë drejtpërdrejt në ujrat e lumenjëve, liqenorë, bregdetarë apo rrjedhat e tyre ndërsa Pogradeci momentalisht e ka zgjidhur këtë situatë ku ujrat e zeza derdhen në kanalizime.

Në takimin e mbajtur nga perfaqesues te bizneseve vendosën ti drejtohen ministrisë përkatëse me nkë kërkesë për shfuqizimin e ketij akti normativ për zonën e Pogradecit dhe të ndalojnë dhe anulojnë gjobat të cilat kanë filluar të vendosën dhe shkojnë deri në 10 milion lekë.

Sipas bizneseve nëse nuk do të ketë plotësim të kërkesave do të shkohet në mbylljen e bizneseve në shenjë proteste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco