Nxënësit shqiptarë, të fundit në botë për mendimin krijues

Nxënësit shqiptarë, të fundit në botë për mendimin krijues

17:02, 19/06/2024
A+ Aa A-

 Rezultate dëshpëruese vijnë sërish për Shqipërinë nga PISA, e cila renditet e fundit në mendimin krijues të 15-vjeçarëve në botë. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), publikoi raportin e vlerësimit për nxënësit nga 64 vende të botës. Për herë të parë, është matur aftësia e nxënësve 15-vjeçarë në “të menduarit krijues”.

Siç shihet dhe në grafik, Shqipëria renditet në vendin e fundit me vetëm 13 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë, ose 28 pikë diferencë nga vendi i fundit. Studentë në Shqipëri kanë treguar rënien më të madhe në të menduarin krijues, 3 pikë më pak sesa pritej, sipas raportit zyrtar të PISA-s, si për matematikën ashtu edhe për performancën në lexim.

Vendi ynë renditet i fundit pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj, duke qëndruar në kategorinë e tretë të matjes, pra “nën mesataren e OECD”. Niveli i parë dhe më i lartë është ai ku përfshihet Singapori, “mbi mesataren e OECD” dhe grupi i dytë është ai që nuk përbën diferencë, pra “Pa diferencë”. Ky grup i ka qëndruar parashikimeve të bëra nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) thekson se teksa shoqëria lëviz me ndryshimet komplekse mjedisore, sociale dhe ekonomike të shekullit të 21-të, është thelbësore që studentët të jenë novatorë dhe të përdorin të menduarit kritik dhe krijues.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco