SYRI TV/ Berat, qershitë e Drobonikut mbeten në pemë, fermerët: Mungon fuqia punëtore

14:05, 18/06/2024
A+ Aa A-

Fermerët e Droboniku në Berat ankohen për mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë arsye qershitë e këtij fshati kanë mbetur në pemë. Gjithashtu ata shprehen se ka edhe mungesë të tregut, teksa për ta kostot këtë vit kane qenë të mëdha, sepse çmimi i pesticideve ka qenë i lartë.

Nga SYRI TV

Qershitë e Droboniku në Berat kanë mbetur në pemë. Fermerët ankohen se shkak për mosvjeljen e tyre është mungesa e fuqisë punëtore. Por jo vetëm kaq, ata shprehen se ka edhe mungesë tregu, teksa kostot për ta janë të larta, pasi edhe çmimi i pesticideve nuk ka qenë i ulet, madje në disa raste kanë qenë edhe te skaduara.

Plantacionet me qershi në fshatin Drobonik u ndërtuan në vitin 1967 dhe pas viteve '90 çdo familje e këtij fshati përvetësoi në bazë të numrit të personave.

Këto familje,nga viti 1990 e deri më sot jetojnë me të ardhurat që marrin nga kulturat e qershisë, ullirit dhe vreshtarisë.

Megjithëse infrastruktura drejt fshatit është e rregullt dhe prodhimin ua marrin aty ku ata e vjelin, këta fermerë kanë një apel për ministrinë përkatëse, që të shikohen çmimet e pesticideve e të plehrave kimike, pasi abuzohet jo vetëm me çmimet por edhe me cilësinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco