Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Matematikës

Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Matematikës

08:10, 18/06/2024
A+ Aa A-

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa provimi i fundit ai i lëndës me zgjedhje do të zhvillohet më datë 24 qershor.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua në rrjet 30 -40 minuta pas nisjes së testimit. Por për Ministrinë e Arsimit kjo nuk cenon procesin e provimit.

Kujtojmë se në provimin e parë atë të gjuhës së huaj kishte më pak ekselentë dhe më shumë mbetës, ndërsa rezultati i gjuhës dhe letërsisë shqipe nuk është publikuar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco