Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ EURO 2024, sa kushtonte të shihje Kombëtaren në Gjermani?

SYRI TV/ Publikohen rezultatet e Gjuhës së Huaj, provimin e kryen në total 26616 maturantë

21:55, 14/06/2024
A+ Aa A-

Rezultatet e provimeve të gjuhës së huaj të maturës shtetërore janë publikuar këtë të premte.

Sipas të dhënave, kalueshmëria për këtë provim është 96.42%, ndërsa nota mesatare është 7.28.

Në krahasim me vitin e kaluar është rritur numri i mbetësve, ndërsa ka rënë ndjeshëm numri i maturantëve që janë vlerësuar me notë ekselente.

SYRI TV

Janë publikuar këtë të premte rezultatet e provimeve të gjuhës së huaj të maturës shtetërore. Këtë provim e kanë kryer në total 26 mijë 616 maturantë. Rezultatet tregojnë se kalueshmëria për këtë provim është 96.42%, ndërsa nota mesatare është 7.28.

Nëse do të bëjmë një krahasim me vitin e kaluar, edhe pse numri i maturantëve që i janë nënshtruar provimit këtë vit ka pësuar rënie me 677 të tillë më pak, vihet re se ka pasur rritje të numrit të mbetësve.

952 maturantë mbetës kanë rezultuar këtë vit në provimin e gjuhës së huaj, 568 më shumë se vitin e kaluar ku ishin vetëm 384 mbetës.

Rezultatet kanë nxjerrë në pah edhe rënien shumë të ndjeshme të numrit të ekselentëve, ku këtë vit rezultuan ekselentë në gjuhën e huaj vetëm 119 maturantë, teksa vitin e kaluar ishin 1043 maturantë me notën maksimale në këtë provim.

Provimi i Gjuhës së Huaj, është i pari me të cilën maturantët u testuan më 3 qershor në të gjithë gjimnazet e vendit.

Të hënën, më 10 qershor maturantët u testuan në Gjuhën Shqipe, më 18 qershor do zhvillojnë provimin në Matematikë dhe më 24 qershor Lëndën me zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco